7 Maj 2024, 16:40
Nga M.B
Ogerta Manastirliu dhe Belinda Balluku
KORÇA- Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka nisur një aksion në të gjithë vendin sa i takon masave të sigurisë së instalimeve elektrike, kaldajave dhe enëve nën presion, apo bombolave të gazit që përdoren në institucionet arsimore. Aksioni është shtrirë në të gjithë vendin, duke pasur në fokus sigurinë e objekteve arsimore. Inspektorët e ISHTI-t do të verifikojnë në terren kushtet e sigurisë, duke lënë edhe detyra konkrete kudo ku do të evidentohen problematika.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ishin në shkollën 9-vjeçare “Nuçi Naçi” në qytetin e Korçës, ku ndoqën nga afër të gjithë procesin. Drejtori Sokol Zaimi bëri të ditur të gjitha hapat që po ndiqen nga ana e inspektorëve të ISHTI-t.
Ministrja Balluku tha se prej disa kohësh ka nisur një inspektim i të gjitha institucioneve arsimore, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit edhe me pushtetin vendor dhe të gjitha institucionet e tjera për mirëmbajtjen e institucioneve arsimore.
“Ne duhet të mitigojmë të gjithë ato problematika që janë në njësitë arsimore që janë të ndërtuara prej kohësh, ndërkohë që unë jam shumë e sigurtë që të gjitha projektet e reja i kanë kushtet dhe parametrat që duhen plotësuar dhe sigurisht ata që ndjekin kontratat do ti plotësojnë këto”, tha Balluku.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë shtoi më tej se është e rëndësishme evidentimi i të gjitha problematikave teknike, si dhe të lihen detyrat për të ndërhyrë menjëherë kudo ku do të evidentohen problematika.
“E rëndësishme është angazhimi i të gjithë aktorëve për të kontribuar dhe për të rritur sigurinë në shkolla, ashtu siç kemi bërë prej muajsh për të rritur sigurinë në fushën e turizmit”, u shpreh Balluku.
Nga ana e saj, Ministrja Manastirliu tha se “dua t’iu nxis të intensifikohet ky inspektim në të gjithë territorin, duke e pasur vëmendjen qoftë në objektet të cilat janë rikonstruktuar më herët, por dhe ato që realizohen dhe përfundojnë rishtazi. Kjo, për të garantuar sigurinë në shkolla për sa i përket infrastrukturës fizike, në mënyrë që të garantojmë që të gjithë parametrat e mësimdhënies të jenë ashtu sikurse ne i duam, me sigurinë maksimale. Jemi duke punuar fort për aspekte që përkasin investimeve në shkolla, besoj dhe për ju do të jetë një punë shumë më e mirë, më e shpejtë edhe më e lehtë, kur bëhet fjalë për investime, të cilat janë të reja, të parametrave bashkëkohorë”.
Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo duke shprehur mbështetjen për këtë aksion siguroi se bashkia e Korçës do të marrë menjëherë masa për adresimin dhe zgjidhjen e çdo problematike që do të evidenohet nga ana e inspektorëve të ISHTI-t në çdo institucion arsimor që është pjesë e territorit të kësaj bashkie. Janë më shumë se 3 mijë institucione arsimore në të gjithë vendin që do të jenë pjesë e kontrolleve nga ana e inspektorëve të ISHTI-t.
belinda balluku
Politike
7 Maj 2024, 16:28
M.B
Taulant Balla
TIRANA- Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar sërish lidhur me tragjedinë në Shkodër, ku nëna s&eu...
Politike
7 Maj 2024, 15:32
M.B
Erion Veliaj dhe Belind Këlliçi
TIRANA- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka paditur s&...
Politike
7 Maj 2024, 15:16
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama me anë të një reagimi në rrjetet sociale tha se mirëpret miratimin e sotëm nga Kë...
Politike
7 Maj 2024, 14:03
N.F
Mbledhja e komisionit hetimor për Shëndetësinë
TIRANË- Mbledhja e radhës e komisionit hetimor për Shëndetë...
Politike
7 Maj 2024, 12:49
N.F
Balliu
TIRANË- Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën para bashkisë...
Politike
7 Maj 2024, 12:37
N.F
Belind Këlliçi
TIRANË-Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka marrë pjesë ditën e so...
Politike
7 Maj 2024, 12:31
r.ll
pamje nga mbledhja
TIRANË- Është zbardhur projekt rezoluta e prezantuar në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të PS-s&eu...
Politike
7 Maj 2024, 12:22
N.F
Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka marrë pjesë ditën e sotmë në protestën e ...
Politike
7 Maj 2024, 12:11
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje Opozitës për të bashkëpunuar për Shqipërinë...
Politike
7 Maj 2024, 12:04
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratën e kreut të SPAK, Altin Dumanit, i cili tha se ka rënë denoncimi i r...