Politike

Përfundon ende pa nisur mbledhja e komisionit hetimor për Shëndetësinë, Vokshi: PS bojkotoi pa asnjë arsye legjitime! Pritëm rreth 30 minuta

Bojkotimi nga PS ka bërë që kryetarja e komisionit hetimor, Albana Vokshi të deklarojë mbylljen e mbledhjes. Vokshi tha se kishin pritur rreth 30 minuta në sallë kolegët socialistë, të cilët nuk janë paraqitur në mbledhje.

7 Maj 2024, 14:03 Nga N.F
Përfundon ende pa nisur mbledhja e komisionit hetimor për
Mbledhja e komisionit hetimor për Shëndetësinë

TIRANË- Mbledhja e radhës e komisionit hetimor për Shëndetësinë ka përfunduar ditën e sotme akoma pa nisur. Përfundimi i kësaj seance ka ardhur pasi PS ka bojkotuar punimet.

Bojkotimi nga PS ka bërë që kryetarja e komisionit hetimor, Albana Vokshi të deklarojë mbylljen e mbledhjes. Vokshi tha se kishin pritur rreth 30 minuta në sallë kolegët socialistë, të cilët nuk janë paraqitur në mbledhje.

“Pritëm kolegët që të vinin, rreth 30 minuta. Janë në kryesinë e Kuvendit, por nuk kanë ardhur. Koncesionet në Shëndetësi kanë kushtuar 200 mln euro dëm shtetit. Është mbledhja e 6 qe bojkotohet nga deputetët e PS-së, pa asnjë arsye legjitime. Duke mos pasur kuorumin e nevojshëm, nuk mund të mblidhet mbledhja," tha ajo.

komisioni hetimor per shendetesine vokshi ps

Sondazh

Poll