Aktualitet

Po pushonte në një kamping, ndërron jetë në Zvërnec turistja gjermane

Turistja ishte duke pushuar në një kamping dhe sipas policisë ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

7 Maj 2024, 16:45 Nga B.Z
Po pushonte në një kamping, ndërron jetë në
Foto ilustruese

VLORË - Një turiste gjermane ka ndërruar jetë këtë të martë në Zvërnec të Vlorës. Sipas policisë turistja ishte duke pushuar në një kamping dhe ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 14:00, në spitalin rajonal të Vlorës, është dërguar pa shenja jete shtetasja gjermane L. K., 41 vjeçe.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo shtetase e ka humbur jetën për shkaqe natyrale, ndërkohë që pushonte në një kamping në Zvërnec.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

 

 

 

zvernec policia turiste

Sondazh

Poll