Aktualitet

EMRI/ U përfshi në një sherr me disa persona dhe qëlloi me kallashnikov, arrestohet 25-vjeçari në Fier

Pas konfliktit mësohet se 25-vjeçari ka marë një armë zjarri kallashnikov në banesëne tij dhe ka qëlluar 35-vjeçarin.

7 Maj 2024, 15:51 Nga E. D
EMRI/ U përfshi në një sherr me disa persona dhe qëlloi me
pamje nga vendngjarja

FIER- Në 25-vjeçar ka rënë në pranagt e policisë së Fierit. Bëhet me dije se 25-vjeçari i identifikuar si Ando Muharremi ishte përfshirë në një konflikt me një 35-vjeçar me iniciale P.O. dhe disa persona të tjerë. Pas konfliktit mësohet se 25-vjeçari ka marë një armë zjarri kallashnikov në banesëne tij dhe ka qëlluar 35-vjeçarin.

Gjithashtu ai akuzohet për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ndërsa policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandaloi përshkallëzimin e një konflikti të çastit mes disa shtetasve. Kapet dhe vihet në pranga 25-vjeçari që qëlloi me armë zjarri, për të kanosur njërin nga shtetasit e përfshirë në konflikt. Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov.

Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Levan, Fier, disa shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë dhe arrestimin e shtetasit A. M., 25 vjeç, banues në Levan.

Ky shtetas është konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me shtetasin P. O., 35 vjeç dhe me disa shtetas të tjerë. Më pas, 25-vjeçari ka marrë në banesën e tij, një armë zjarri kallashnikov me të cilën ka qëlluar për të kanosur 35-vjeçarin.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

kallash nikov policia e fierit

Sondazh

Poll