Aktualitet

FOTO/ Pas protestës ekspertët e policisë rrethojnë bashkinë, trajtojnë vendngjarjen si skenë krimi

Pas shpërndarjes së protestuesve para bashkisë së Tiranës ka zbarkuar eksepertët e policisë. Ata kanë rrethuar vendin me shirit si të jëtë skenë krimi. Ekspertë e policisë janë parë duke mbledhin prova tek vendi ku u mbajt protesta duke e trajtuar si vend ku ka ndodhur krim.

7 Maj 2024, 14:17 Nga N.F
FOTO/ Pas protestës ekspertët e policisë rrethojnë
Ekspertët e policisë

TIRANË- Ditën e sotme është mbajtur protesta e radhës e opozitës para bashkisë së Tiranës. Ashtu si edhe në protestat e tjera qytetarët kanë hedhur fruta dhe bomba molotov në drejtim të bashksië. Pas shpërndarjes së protestuesve para bashkisë së Tiranës ka zbarkuar eksepertët e policisë. Ata kanë rrethuar vendin me shirit si të jetë skenë krimi. Ekspertë e policisë janë parë duke mbledhin prova tek vendi ku u mbajt protesta duke e trajtuar si vend ku ka ndodhur krim.

Qytetarët u mblodhën ditën e sotme në protestë në orën 11:00 ndërsa kërkuan largimin nga detyra të kryebashkiakut Erjon Veliaj. Protesta e sotme ashtu si protestat e kaluara u shoqërua me disa incidente ndëra qytetarët kanë hedhur bomba molotov drejt bashkisë. Këshilltarët e opozitës dhe qytetarëve tentuan disa herë për tu futur brenda objektit të bashkisë ndërsa më pas shkulen edhe gardhin metalik.  Ashtu si javën e kaluar një tjetër incident u regjistrua në radhët e policisë ku një efektivi i ra të fikët dhe më pas u transportua me ambulancë për të marrë ndihmë mjekësore.  Mësohet se tubimi i radhës do të mbahet javën e ardhshme tq martën në orën 11:00.

protesta para bashkise se tiranes

Sondazh

Poll