Politike

Protesta para bashkisë/ Blushi: Nuk do ta lëmë Veliajn të bëjë gjumin e qetë deri sa të japë llogari për të gjitha krimet

Ai më tej shtoi se nuk do ta lënë Veliajn të bëjë gjumin e qetë deri ditën që do të japë llogari një më një për të gjitha krimet që i ka bërë qytetarëve të Tiranës si dhe për të gjitha krimet që i ka bërë Tiranës.

7 Maj 2024, 12:22 Nga N.F
Protesta para bashkisë/ Blushi: Nuk do ta lëmë Veliajn të
Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka marrë pjesë ditën e sotmë në protestën e opozitës para bashkise së Tiranës. Blushi gjatë fjalës së tij u shpreh se qytetarët protestojnë para Bashkisë së Tiranës vuajnë çdo ditë në kurrizin e tyre pasojat e keqqeverisjes që është kthyer në model dhe simbol të korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjithë Europën.

Ai më tej shtoi se nuk do ta lënë Veliajn të bëjë gjumin e qetë deri ditën që do të japë llogari një më një për të gjitha krimet që i ka bërë qytetarëve të Tiranës si dhe për të gjitha krimet që i ka bërë Tiranës.

"Prej kohësh jemi këtu sepse jemi njerëz të lirë, ndryshe nga çfarë mendon ky mendon ky derri i bashkisë që i detyron këta qytetarë ti thonë dajë këtij mafiozi krimineli këtij kryehajduti i cili prej kohësh duhet të ishte prapa hekurave. Protestojmë sot në emër të mijëra e mijëra qytetarëve të cilët çdo ditë vuajnë në kurrizin e tyre pasojat e keqqeverisjes që është kthyer në model dhe simbol të korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjithë Europën.

Jemi këtu për të çliruar Bashkinë e Tiranës nga kthetrat e krimit të organizuar nga mafia e inceneratorëve e cila thotë që nuk djeg vetëm paratë tuaja por edhe të ardhmen e këtij qyteti. Nuk do ta lëmë Erion Veliajn ta bëjë gjumin e qetë deri ditën që do të japë llogari një më një për të gjitha krimet që i ka bërë qytetarëve të Tiranës për të gjitha krimet që i ka bërë Tiranës dhe deri ditën kur ai t’ju kthejë qytetarëve të kryeqytetit edhe qindarkën e fundit që iu ka vjedhur qytetarëve," tha ai.

protesta para bashkise se tiranes blushi

Sondazh

Poll