Aktualitet

Përfundojnë kërkimet në lumin Buna/ Gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçares në Shkodër

Mësohet se trupi i 39-vjeçares është gjetur nga polumbarët në lumin Buna. 

7 Maj 2024, 13:32 Nga I.A
Përfundojnë kërkimet në lumin Buna/ Gjendet trupi i
Foto nga kerkimet

SHKODËR- Trupi i Alma Arrazit, nënës së 3 fëmijëveqë u vetëmbytën në lumin e Bunës është gjetur ditën e sotme. Trupi i nënës që është viktima e katër u gjet nga polumbarët e forcave RENEA në fshatin Pentar të njësisë Dajç. Me gjetjen e trupit të Arrazit kanë përfunduar dhe kërkimet në lumin Buna. Sot më parë u gjet dhe trupi i djalit 3-vjeçar, ndërsa kufomat e dy vajzave u gjetën të parat.

Nëna Alma Arrazi dhe 3 fëmijët e saj janë hedhur nga ura e Bunës në lumë, për shkak të dhunës barbare që këta pësonin nga bashkëshorti dhe babai Ergus Arrazi. Kjo bindje ka ardhur pas pamjeve të marra nga kamerat e sigurisë së një biznesi që kanë fokusuar nënën dhe tre fëmijët e saj të mitur disa ditë më parë, në një orar pas dreke.

Fillimisht u gjet trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare, më pas i vajzës së dytë, ndërkohë që sot është gjetur dhe trupi i djalit dhe i nënës 39-vjeçare Alma Arrazi. Po ashtu bëhet me dije se janë marrë dhe po merren në pyetje familjarë të nënës 39-vjeçare, Alma Arrazi të cilët thonë se gruaja dhunohej sistematikisht, ndësa policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të disa bizneseve për të parë lëvizjet e fundit të nënës me 3 fëmijët, për të verifikuar dhe nëse ishte e vetme me ata.

alma arrazi

Sondazh

Poll