Aktualitet

VIDEO/ Me kapuç dhe i heshtur, momenti kur Ergys Arrazi paraqitet në Gjykatën e Shkodrës

Siç shihet nga videoja, Arrazi ka vendosur një kapuç në kokë dhe i shoqëruar me masa të rrepta policie është futur në ambientet e Gjykatës së Shkodrës. 

7 Maj 2024, 12:49 Nga I.A
VIDEO/ Me kapuç dhe i heshtur, momenti kur Ergys Arrazi paraqitet në
Pamje nga vendngjarja

SHKODËR- Pamjet e mëposhtme janë nga momenti kur Ergys Arrazi është paraqitur në Gjykatën e Shkodrës për tu mësuar me masën e sigurisë. Siç shihet nga videoja, Arrazi ka vendosur një kapuç në kokë dhe i shoqëruar me masa të rrepta policie është futur në ambientet e Gjykatës së Shkodrës. Deri më tani janë gjetur 3 trupat e pajetë të fëmijëve, ndërkohë që ende po vijojnë kërkimet për trupin e 39-vjeçares Alma Arrazi.

 

Autoritetet dyshojnë se nëna dhe 3 fëmijët e saj janë hedhur nga ura e Bunës në lumë. Kjo bindje ka ardhur pas pamjeve të marra nga kamerat e sigurisë së një biznesi që kanë fokusuar nënën dhe tre fëmijët e saj të mitur disa ditë më parë, në një orar pas dreke.

 

Kërkimet po vijojnë që nga ura e vjetër e lumit Buna, deri në grykëderdhjen e Velipojës, ndërsa në ndihmë kanë ardhur peshkatarët dhe banorët e zonës. Po ashtu bëhet me dije se janë marrë dhe po merren në pyetje familjarë të nënës 39-vjeçare, Alma Arrazi të cilët thonë se gruaja dhunohej sistematikisht, ndësa policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të disa bizneseve për të parë lëvizjet e fundit të nënës me 3 fëmijët, për të verifikuar dhe nëse ishte e vetme me ata.

ergys arrazi

Sondazh

Poll