Bota

Shtëpia e Bardhë shqyrton përgjigjen e Hamasit ndaj propozimit të armëpushimit

Më herët, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller tha se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë përgjigjen e Hamasit ndaj një propozimi për armëpushim dhe do ta diskutojnë atë me aleatët në Lindjen e Mesme në orët e ardhshme.

6 Maj 2024, 22:05 Nga E. D
Shtëpia e Bardhë shqyrton përgjigjen e Hamasit ndaj propozimit
John Kirby

SHBA- Shtëpia e Bardhë tha se po shqyrton përgjigjen e grupit islamik palestinez Hamas ndaj një propozimi për një armëpushim dhe lirimin e pengjeve, ndërsa vazhdon të bëjë presion ndaj Izraelit që të ndalojë planet për një pushtim tokësor të Rafahut.

Drejtori i CIA-s, William Burns është në zonë dhe po diskuton rreth propozimit, u tha gazetarëve zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.Gjithashtu ai nuk pranoi të jepte hollësi, duke thënë se nuk donte të rrezikonte ndonjë përparim drejt një marrëveshjeje.

“Ne duam të sigurojmë lirimin e këtyre pengjeve, duam të sigurojmë një armëpushim gjashtë-javor, duam të rrisim ndihmën humanitare”, tha Kirby, duke shtuar se një marrëveshje do të ishte “rezultati më i mirë absolut”.

Më herët, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller tha se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë përgjigjen e Hamasit ndaj një propozimi për armëpushim dhe do ta diskutojnë atë me aleatët në Lindjen e Mesme në orët e ardhshme.

"Unë mund të konfirmoj se Hamasi ka dhënë një përgjigje. Ne po e shqyrtojmë atë përgjigje tani dhe po e diskutojmë atë me partnerët tanë në rajon," tha Miller, duke konfirmuar se një përgjigje ishte marrë. 

matthew miller john kirby

Sondazh

Poll