Aktualitet

EMRI/ Iu bë atentat në Belgjikë, ndërron jetë 45-vjeçari shqiptar

44-vjeçari si pasojë e dy plumbave të marra në kokë dhe në gjoks ndodhej në koma por nuk ka mundur tu mbijetojë.

6 Maj 2024, 20:15 Nga E. D
EMRI/ Iu bë atentat në Belgjikë, ndërron jetë
pamje nga atentati

BRUKSEL- Agustin Kaza i cilit iu bë atentat më 28 prill ka ndërruar jetë në një Spital në Belgjikë. 44-vjeçari si pasojë e dy plumbave të marra në kokë dhe në gjoks ndodhej në koma por nuk ka mundur tu mbijetojë. Agustin Kaza ishte shënjestërë e atentati në Bruksel ku dyshohet se ai u vra për gjakmarrje.

Gjithashtu Agustin Kaza është vëllai i Martin Kazës, i dënuar për vrasjen e dy vëllezërve në 3 korrik të 1997 në Mirditë. Martin Kaza është dënuar me 22 vite burg për vrasjen e vëllezërve Dod dhe Augustin Gjini, të cilët dyshoheshin se i kishin vrarë vëllain vite më parë.

agustin kaza

Sondazh

Poll