Aktualitet

Nëna u hodh në lumin Buna me tre fëmijët, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë

Mësohet se trupi i pajetë është i vajzës së dytë. Autoritetet dyshojnë se nëna dhe 3 fëmijët e saj janë hedhur pikërisht nga ura e Bunës në lumë.

6 Maj 2024, 16:06 Nga N.F
Nëna u hodh në lumin Buna me tre fëmijët, gjendet trupi i
Nëna me tre fëmijët

SHKODËR- Pas kërkimeve të zhvilluara në lumin e Bunës është gjetur edhe trupi i fëmijës së dytë të pajetë. Mësohet se trupi i pajetë është i vajzës së dytë. Autoritetet dyshojnë se nëna dhe 3 fëmijët e saj janë hedhur pikërisht nga ura e Bunës në lumë.

Kjo bindje ka ardhur pas pamjeve të marra nga kamerat e sigurisë së një biznesi që kanë fokusuar nënën dhe tre fëmijët e saj të mitur disa ditë më parë, në një orar pas dreke. Nga ana tjetër, policia nuk ka një orë se kur mund të ketë ndodhur ngjarja, por mendohet se akti i rëndë ka ndodhur në mbrëmje. 

Lidhur me ngjarjen, mësohet se kërkimet kanë nisur edhe në Malin e Zi. Vajza 9-vjeçare, Ergesa Arrazi, u gjet e pajetë në lumin Buna pasi dyshohet se u hodh në lumë bashkë me nënën dhe dy fëmijët e tjerë. Vogëlushja u përcoll sot për në banesën fundit ndërsa vijon kërkimi për nënën dhe vëllain e saj 3-vjeçar.

 

shkoder lumi buna zhdukja e nënës me fëmijët e mitur

Sondazh

Poll