Aktualitet

Zhdukja e nënës me fëmijët e mitur, Balla flet i prekur nga lumi Buna: Fjalët nuk i lidhim dot! Gratë të denoncojnë dhunën

Balla në një deklaratë për mediat nga Ura e Bunës u shpreh se trupi i nënës dhe i fëmijëve dyshohet se ndodhet në këtë zonë. Ai më tej gjatë fjalës së tij u bëri thirrje grave që të denoncojnë dhunën e çdo forme.

6 Maj 2024, 16:29 Nga N.F
Zhdukja e nënës me fëmijët e mitur, Balla flet i prekur nga
Balla

SHKODËR- Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka udhëtuar ditën e sotme drejt Shkodrës për te parë më nga afër aksionin për gjetjen e trupave të nënës dhe fëmijëve të saj të cilët dyshohet se janë hedhur në lumin Buna.

Balla në një deklaratë për mediat nga Ura e Bunës u shpreh se trupi i nënës dhe i fëmijëve dyshohet se ndodhet në këtë zonë. Ai më tej gjatë fjalës së tij u bëri thirrje grave që të denoncojnë dhunën e çdo forme.

"Dyshohet se edhe trupi i nënës dhe fëmijës tjetër dyshohet se është në këtë zonë. Policia dhe peshkatarët do vazhdojnë non stop për të gjetur nënën dhe fëmijën tjetër. Ngjarja është e rëndë, fjalët nuk i lidhim dot. Iu bëj thirrje grave dhe vajzave në këtë vend që të denoncojnë dhunën," tha ai.

balla zhdukja e nënës me fëmijët e mitur

Sondazh

Poll