Eurostat: Veriu i Shqipërisë ka më shumë makina në raport me popullsinë, se Jugu dhe qendra
Harta TIRANA- Veriu i Shqipërisë është zona më e varfër sipas statistikave zyrtare, por tendenca është krejt e kund...
Ajo tha se bashkëshorti i saj Thoma Mastora, kishte marrë edhe një kredi, të cilin nuk ka mundësi tashmë as ta shlyejë.
DROPULL- Eftiqia Mastora, gruaja e autorit të dyshuar të krimit në Dropull, i cili vrau çiftin e të moshuarve ka reaguar e prekur lidhur me ngjarjen. Mes lotësh ajo kërkon ndjesë për ngjarjen e rëndë. Ajo tha se bashkëshorti i saj Thoma Mastora, kishte marrë edhe një kredi, të cilin nuk ka mundësi tashmë as ta shlyejë.
“Nëse e kishte ndërmend le të shkarkohej te unë. U zu andej, të vinte e të shkarkonte te unë siç bënte nga hera. Më mirë mua, jo botën. Botën jo. Ça i mungoi, i munguan ilaçet. Pse të shkojë të marrë kredi pa më pyetur mua. Ça faji kam unë tani. Ça të bëj unë, të vras veten. Është mëkat apo nuk është kështu. Ça të bëj. Nuk mendoj për mua, nuk mendoj për djalin. Ça të bëj unë, ku kam unë. Ku kam fuqi unë, ku të vete, ku të mbytem”, tha Eftiqia Mastora.
Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në orët e vona të drekës ose të pasdites së 30 prillit. Policia tha në deklaratën e tyre se shkaqet e vrasjes kanë qenë për motive të dobëta dhe konflikte çasti dhe të mëparshme mes autorit dhe viktimave.
Kleoniqi Alia, 88-vjeç, kishte disa kohë që ankohej te të afërmit e saj se 69-vjeçari i shqetësonte me praninë e tij. Sipas policisë të moshuarit u gjetën me shenja plage të shkaktuara nga mjet i fortë prerës në kokë dhe në trup. Burime policore pohojnë se arma e krimit është një sëpatë e vogël.
Drejtuesit e Komisariatit të Gjirokastrës thanë po ashtu në deklaratën e tyre se Thoma Mastora njihej si një njeri problematik në fshat. Ai ishte dënuar më herët për vjedhje. Për sqarimin e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve u shoqëruan dhe pyetën për rrethanat e hetimit 35 persona.
Harta TIRANA- Veriu i Shqipërisë është zona më e varfër sipas statistikave zyrtare, por tendenca është krejt e kund...
Foto ilustruese FIER- Një makinë është përfshirë nga flakët gjatë natës makina në Patos. Bëhet&...
foto ilustruese TIRANË- Arrestohen tre persona, procedohen tre dhe shpallen në kërkim dy të tjerë në Tiranë pë...
Nëna me fëmijët SHKODRA- Familjarët e Ergys Arrazit shprehen të shokuar për ndërmarrja e aktit ekstrem nga Alma Arrazi e...
Policia FIER- Autori i plagosjes në terminalin e Fierit ditën e djeshme është arrestuar. Mësohet se në pranga ka rë...
Thoma Mastora DROPULL- Thoma Mastora, i akuzuar për vrasjen e çiftit të të moshuarve Ilia nga Bodrishta e Dropullit, nuk ka pranuar f...
foto ilustruese DURRËS- Procedohen penalisht katër persona në Durrës pasi ishin implikuar në një rast prostitucioni. Mës...
Foto ilustruese GREQIA- Një 44-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi pasi akuzohet për dhunë fizike në familje...
Nëna me fëmijët SHKODËR- Vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave të nënës dhe dy fëmijëve të...
Foto ilustruese KUKËS- Prokuroria e Kukësit ka kërkur sekuestrumin e disa pasurive të një personi të dënuar p&...