Art&Argëtim

FOTOT/ Një sirenë e vërtetë, Blake Lively shkëlqen me rikthimin në tapetin e kuq

Mes të ftuarve ishin Ayo Adebiri, Rosalía, A$AP Rocky dhe Blake Lively, e cila vodhi shfaqjen me fustanin e saj përrallor.

4 Maj 2024, 13:02 Nga S.B
FOTOT/ Një sirenë e vërtetë, Blake Lively shkëlqen me
Blake Lively

SHBA- Dizajneri Pharrell Williams bashkëpunoi me markën e famshme ‘Tiffany & Co’ për një linjë të re bizhuterish, e cila u prezantua të enjten mbrëma në New York dhe në dyqanin kryesor të kompanisë. Mes të ftuarve ishin Ayo Adebiri, Rosalía, A$AP Rocky dhe Blake Lively, e cila vodhi shfaqjen me fustanin e saj përrallor.

Aktorja 36-vjeçare ka zgjedhur për këtë rast të veshë një fustan të gjatë me rripa. Pëlhura luksoze tregonte trupin e saj tepër në formë dhe ishte zbukuruar me temina, gurë dhe perla të vogla që vendoseshin mbi veshje në një model luspe, duke dhënë efektin sirenë.

FOTOT/ Një sirenë e vërtetë, Blake Lively shkëlqen me
Blake Lively

Trendi mermaidcore konfirmon se moda mund të nxjerrë në pah disa gjëra nga krijesat e detit të imagjinatës, si bluja e ndezur dhe xixat. Veshja u kompletua me një palë sandale argjendi, si dhe bizhuteri, vathë, byzylyk dhe unazë Tiffany's diamanti.

Shfletoni galerinë për më shumë fotografi.

blake lively

Sondazh

Poll