Art&Argëtim

VIDEO/ Anne Hathaway nuk i thotë "Jo" TikTok-ut, publikon videon e parë me momente nga katër vitet e fundit të jetës së saj

Në postimin e saj të parë, ajo ndau klipe nga paraqitjet në premiera deri tek fotot emocionale nga promovimi i projekteve të fundit.

3 Maj 2024, 16:48 Nga S.B
VIDEO/ Anne Hathaway nuk i thotë "Jo" TikTok-ut, publikon videon
Anne

SHBA- Aktorja Jennifer Aniston mund të ketë deklaruar se nuk dëshiron të përdorë kurrë TikTok, por Anne Hathaway nuk i tha jo aplikacionit popullor dhe hapi llogarinë e saj pak orë më parë. Në postimin e saj të parë, ajo ndau klipe nga paraqitjet në premiera deri tek fotot emocionale nga promovimi i projekteve të fundit.

Aktorja e nisi montazhin e lezetshëm me një video të saj duke buzëqeshur me një mbishkrim ku shkruhej: "Që nga 2020 kam…".

Më pas ajo përfshiu në video të gjitha arritjet dhe kujtimet e saj të viteve të fundit. Pasi shfaqi disa nga punët e saj, Anne Hathaway u fokusua në disa nga dukjet e saj me stil, duke përfshirë paraqitjen e saj në Met Gala 2023.

Ajo ndau gjithashtu fragmente nga takimi i saj me trajneren e famshme Monique Eastwood, si dhe foto të ëmbla me bashkëpunëtore Donatella Versace.

@annehathaway

⏰⏰⏰⏰ ????????????????

♬ original sound - Anne Hathaway

anne hathaway

Sondazh

Poll