Art&Argëtim

"Ajo ishte shpëtimi im në ato kohë”/ Djali i Priscilla Presley pranon se ka qenë i varur ndaj drogës, tregon sesi e ndihmoi mamaja e tij të kalonte atë fazë

Garcia të cilin e veja e Elvis Presley-t e mirëpriti me inxhinierin kompjuterik Marco Garibaldi në vitin 1987, së fundmi foli për ‘Entertainment Tonight’ rreth problemit të tij prej dekadash me drogën.

3 Maj 2024, 18:16 Nga S.B
"Ajo ishte shpëtimi im në ato kohë”/ Djali i Priscilla
Priscilla dhe Garcia

SHBA- Djali i Priscilla Presley, Navarone Garcia, i jep merita nënës së tij që e ndihmoi të mposhte betejën me abuzimin ndaj substancave narkotike. Garcia të cilin e veja e Elvis Presley-t e mirëpriti me inxhinierin kompjuterik Marco Garibaldi në vitin 1987, së fundmi foli për ‘Entertainment Tonight’ rreth problemit të tij prej dekadash me drogën.

Ai përdorte drogë në shkollën e mesme, e cila përfundimisht u kthye në një varësi të tmerrshme ndaj heroinës, të cilën e përdorte deri në 40 herë në ditë. Pasi ai hyri në rehabilitim në vitin 2015, një test droge konfirmoi se shumicën e kohës ai mendonte se po përdorte heroinë, ai në fakt përdorte fentanil.

“Mundohesha tja mbaja të fshehtë nënës time sepse nuk doja ta lëndoja por nuk mundesha. E merrja në telefon dhe i thoja që kam pirë drogë.” tha ai. ”Më merrte në shtëpi dhe kujdesej për mua edhe kur zvarritesha për të shkuar në tualet. Ajo ishte thjesht shpëtimi im në ato kohë.”

Garcia shpjegoi se ai dhe gjysmëmotra e tij, Lisa Marie Presley, të dy përdornin drogë në të njëjtën kohë, por kurrë së bashku.

"Është thjesht qesharake sepse Lisa Marie dhe unë, kishim luftuar ndonjëherë me të njëjtën gjë në në të njëjtën kohë”, tha Garcia për gazetën. "Kurrë si kemi përdorur së bashku por as nuk e kuptonim se të dy po luftonim me të njëjtën gjë në të njëjtën kohë."

E ndjera Lisa Marie foli për luftën e saj me abuzimin e substancave të opioideve. Ajo tregoi se ishte bërë e varur nga opioidet pas lindjes së binjakëve të saj në vitin 2008. Më 12 janar 2023, Lisa Marie vdiq në shtëpinë e saj në Kaliforni. Fëmija i vetëm i Elvisit dhe Priscilës ishte 54 vjeç.

priscilla presley

Sondazh

Poll