Politike

Skandali në Shkollën e Magjistraturës/ Deputetët e opozitës kërkesë: Të mblidhet Komisioni i Ligjeve, përse janë shtuar dhjetëra kandidatë?

Ata kanë kërkuar që të jepen shpjegimi se nisur nga deklarimet e bërë nga pjesëmarrësit në konkurs pajisja elektronike ka lexuar vetëm 96 pyetje nga 100 që ishin në total.

3 Maj 2024, 14:17 Nga M.B
Skandali në Shkollën e Magjistraturës/ Deputetët e
Foto ilustruese

TIRANA- Deputetët e opozitës kanë kërkuar që të mblidhet Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtave të Njeriut pas asaj që është cilësuar si skandali i Shkollë së Magjistraturës.

Shkresa e firmosur nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, 9 deputetë të tjerë të PD dhe deputetë të Partisë së Lirisë, kërkon që në komision të trajtohet shkaku se përse janë shtuar dhjetëra kandidatë, duke e çuar në 131 numrin përtej numrit 74 që ishte publikuar në fillim.

Deputetët e opozitës duan që të mërkurën, ora 10:00, të mblidhet komisioni i Çështjeve Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtave të Njeriut. Ata kanë kërkuar që të jepen shpjegimi se nisur nga deklarimet e bërë nga pjesëmarrësit në konkurs pajisja elektronike ka lexuar vetëm 96 pyetje nga 100 që ishin në total.

Para disa ditësh u bë i njohur publikisht fakti se provimi i kandidatëve për tu bërë magjistrat, pasi është dorëzuar nga këta të fundit, është kontrolluar me scantron dhe në prezencën e të gjithëve është shpallur edhe lista fituese nga ku ka rezultuar se 79 emra kanë marrë 63 deri në 86 pikë, të mjaftueshme për tu renditur në krye. Por 24 orë më vonë lista zyrtare është manipuluar dhe nuk ishin më 79 fitues, por 121 duke shtuar emra të tjerë.

 

 

magjistratura

Sondazh

Poll