Aktualitet

Kontrabandonin medikamente me vlerë rreth 17 mijë euro, arrestohen dy persona në Tiranë

Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se është ushtruar kontroll në farmacinë e 46-vjeçarit të arrestuar ku janë gjetur sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, pa pullë fiskale.

4 Maj 2024, 09:46 Nga N.F
Kontrabandonin medikamente me vlerë rreth 17 mijë euro, arrestohen dy
Foto ilustruese

TIRANË-Dy persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata kontrabandonin medikamente me vlerë deri në 17 mijë euro.

Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se është ushtruar kontroll në farmacinë e 46-vjeçarit të arrestuar ku janë gjetur sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, pa pullë fiskale. Më tej policia bën me dije se janë arrestuar 46-vjeçari me inicialet, E. H. dhe 35-vjeçari me inicialet Q. H.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/ Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, finalizoi operacionin policor "Medikament".

Strukturat e hetimit të krimit ekonomik e financiar dhe Operacioneve Speciale në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra të ndryshme, arrestuan shtetasit E. H., 46 vjeç, dhe Q. H., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në farmacinë e shtetasit E. H., dhe gjatë kontrollit të ushtruar në një depo të shtetasit Q. H., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, pa pullë fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, dhe pajisje dentare, me vlerë rreth 17000 euro. Materialet i kaluan Prokurorisë.

tirane arrestim policia mallra kontrabande

Sondazh

Poll