Aktualitet

Aksident në afërsi të rrethit të Shkozës, makina bie në lumin e Lanës

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05: 30 në afërsi të rrethit të Shkozës. Nga ky aksident është plagosur shoferi 35-vjeçar me inicialet F. H. i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

4 Maj 2024, 09:31 Nga N.F
Aksident në afërsi të rrethit të Shkozës, makina bie
Policia

TIRANË-Një aksident është regjistruar në orët e para të mengjesit të sotëm në Tiranë. Mësohet se një makinë ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka rënë në lumin e Lanës. 

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05: 30 në afërsi të rrethit të Shkozës. Nga ky aksident është plagosur shoferi 35-vjeçar me inicialet F. H. i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Informacion paraprak/ Më datë 04.05.2024, rreth orës 05:30, në afërsi të rrethit të Shkozës, shtetasi F. H., 35 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana.

Drejtuesi i automjetit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

policia lana aksdent

Sondazh

Poll