Aktualitet

Aksident në "Rrugën e Arbrit", "paralizohet" qarkullimi, radhë të gjata makinash në të dyja anët e rrugës

Mësohet se për shkak të këtij aksidenti është bllokuar qarkullimi ku jan shkaktuar radhë të gjata automjetesh.

4 Maj 2024, 09:09 Nga N.F
Aksident në "Rrugën e Arbrit", "paralizohet"
Pamje nga vendi i ngjarjes

QAFË MURRIZ- Një aksident raportohet se është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin nacional Tiranë-Dibër. Mësohet se për shkak të këtij aksidenti është bllokuar qarkullimi ku janë shkaktuar radhë të gjata automjetesh.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth 30 minuta më parë në by-passin e mesëm të Qafë Murrizit ndërsa nuk nuk dihet nëse ka të lënduar. Më tej bëhet me dije se aksidenti ka shkaktuar një varg makinash prej rreth 2 km në të dyja anët e rrugës, duke bërë që dhjetëra shoferë të presin. Forcat e rendit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punohet për sqarimin e rrethanave.

aksident rruga e arbrit

Sondazh

Poll