3 Maj 2024, 20:59
Nga r.ll
foto ilustruese
DIVJAKË- Në fshatin Çermë Sektor (Tërbuf) të Divjakës prej 10 muajsh mungon një mjek i përgjithshëm dhe për të ardhur në ndihmë afër 6000 banorëve shërben një mjek e cila është specializante dhe vjen në punë tri ditë në javë të enjte, të premte dhe të shtunë.
Banorët ankohen se më parë kanë shërbyer dy mjekë ndërsa sot është vetëm një që u shërben dy tri herë në javë. Duke mos pasur shërbim mjekësor gjatë gjithë javës ata janë të detyruar që të shkojnë në Lushnje, e cila për ta ka kosto se shpesh duhet të paguajnë edhe shërbimin e taksisë. Të njëjtin problem kanë dhe pacientët kronikë dhe jo vetëm ata ambulator.
Infermierja e Qendrës Shëndetësore Çerme Sektor, zonja Zamira Jahollari, shpjegon për Fiksin se që pas ikjes së mjekes nga kjo qendër, kanë kaluar dhjetë muaj dhe nuk ka ardhur askush që ta zëvendësoj. Shpesh ndodh që ajo u jep rekomandimet që të sëmurët të shkojnë të vizitohen në Lushnje.
Edhe drejtori i OSHKSH Lushnje, zoti Denis Korreshi, në një intervistë për Fiks Fare pohoi se e njeh mirë këtë situatë, por deri më tani nuk është zgjidhur zëvendësimi mjekut. Kjo sipas tij është se në Portalin “Mjeku për Shqipërisë” nuk ka paraqitur askush interes që të punësohet në këtë pozicion. Deri sa dikush të tregojë interes nuk mund të zëvendësohet nga dikush tjetër. Për sa i përket rekomandimeve te mjekët specialist këtë e bëjnë vetëm mjekët e tjerë që vijnë për ndihme nga qendrat e tjera shëndetësore të kësaj zone, ose mjekja që vjen në fund javë.
Deri sa dikush të aplikojë për vendin vakant, 6000 banorët e fshatit Çermë Sektor shërbimin do e marrin të kufizuar ose duhet t’u drejtohen qendrave të tjera më të afërta./Top Channel
divjake
Aktualitet
3 Maj 2024, 20:35
N.F
Etleva Bodi
ITALI- Autoritet italiane kërkojnë burgim për shqiptarin, Selami Bodi i cili vrau në tetor të vitit 2023 bashk&eu...
Aktualitet
3 Maj 2024, 19:55
r.ll
studentet e mjekesise
TIRANË- Studentët e Mjekësisë janë shprehur kundër projektligjit me ndryshimet që kërkoi Gjyk...
Aktualitet
3 Maj 2024, 19:48
r.ll
foto nga kremitmet
TIRANË- Besimtarët ortodoksë në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë kanë kujtuar s...
Aktualitet
3 Maj 2024, 19:09
r.ll
foto ilustruese
DURRËS- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Rreth orës 17:30, në lagjen 14/1 Durr&eu...
Aktualitet
3 Maj 2024, 18:57
Elton Qyno
taulant tusha
TIRANË- Një hetim pasuror i SPAK, që është hapur paralelisht me hetimin ndaj personave të arrestuar për in...
Aktualitet
3 Maj 2024, 18:27
r.ll
foto nga vendngjarja
DROPULL- Ditën e sotme, u përcollën në banesën e fundit, dy të moshuarit që u gjetën të v...
Aktualitet
3 Maj 2024, 18:23
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Në Shqipëri e drejta për informim është në stanjacion prej disa vitesh, raportojnë gaz...
Aktualitet
3 Maj 2024, 17:49
r.ll
pamje nga aksidenti
DURRËS- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën e ish-Kënetës në Dur...
Aktualitet
3 Maj 2024, 17:28
r.ll
jurgen çela
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar paraditen e sotme masën e sigurisë "detyrim paraqitje" për 28-vjeça...
Aktualitet
3 Maj 2024, 17:33
N.F
Foto ilustruese
TIRANË-Ambasadorët dhe ambasadat në Shqipëri, anëtarë të Koalicionit Botëror të Lirisë s&...