Aktualitet

I dehur në timon përplasi punonjësen e Top Channel dhe u largua nga vendngjarja, gjykata e Tiranës liron nga qelia 28-vjeçarin

Pasi shkaktoi aksidentin nga i riu Fushë- Kruja u largua nga vendngjarja, duke mos i ardhur në ndihmë të plagosurës, e cila u dërgua në spital nga disa kalimtarë. 26-vjeçarja ka pësuar dëmtime serioze si thyerje gjymtyrësh, brinjësh dhe legeni si dhe dëmtim të pankreasit dhe mëlçisë dhe aktualisht ndodhet në rrezik për jetën.

3 Maj 2024, 17:28 Nga r.ll
I dehur në timon përplasi punonjësen e Top Channel dhe u largua
jurgen çela

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar paraditen e sotme masën e sigurisë "detyrim paraqitje" për 28-vjeçarin Jurgen Çela, i cili dy ditë më parë aksidentoi rëndë një 26-vjeçare, punonjëse e Top Channel. Çela nën efektin e alkoolit dhe duke drejtuar mjetin në kundërvajtje në Rrugën e Durrësit, rreth orës 1:30 pas mesnate përplasi, 26-vjeçaren e cila po kthehej nga puna me motor.

Pasi shkaktoi aksidentin nga i riu Fushë- Kruja u largua nga vendngjarja, duke mos i ardhur në ndihmë të plagosurës, e cila u dërgua në spital nga disa kalimtarë. 26-vjeçarja ka pësuar dëmtime serioze si thyerje gjymtyrësh, brinjësh dhe legeni si dhe dëmtim të pankreasit dhe mëlçisë dhe aktualisht ndodhet në rrezik për jetën.

Policia Rrugore e Tiranës pas rastit vijoi kërkimet dhe pak orë më vonë arrestoi Jurgen Çelën, i cili akuzohet për dy vepra penale "Shkelje e Rregullave te Qarkullimit Rrugor" dhe "Largim nga vendi i ngjarjes".

Ai iu nënshtrua dhe kontrollit për përdorimin e alkoolit që megjithëse u bë shumë orë pas aksidentit rezultoi 0.29 mg/l dhe testi i dytë 0.28mg/. Dosjes së Prokurorisë iu bashkëngjit dhe ekspertimi mjekoligjor i të resë. Vendimi i gjyqtares Armela Hasantari, i cili është i ndryshëm nga kërkesa e Prokurorisë, la të lirë një 28-vjeçar, i cili mund të rrezikojë jetën e qytetarëve, shkruan Top Channel.

jurgen çela aksident ne tirane gjykata e tiranes

Sondazh

Poll