Aktualitet

Aksident në Durrës/ Automjeti përplas biçikletën, motorin, makinën e parkuar, këmbësorin dhe përfundon në një lavazh

Drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri në automjet kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spital, ndërsa personat e tjerë të përfshirë në aksident nuk kanë lëndime serioze

3 Maj 2024, 17:49 Nga r.ll
Aksident në Durrës/ Automjeti përplas biçikletën,
pamje nga aksidenti

DURRËS- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën e ish-Kënetës në Durrës. Raportohet se një makinë që po lëvizte me shpejtësi të lartë ka humbur kontrollin duke kaluar mbi trafikndarësen dhe ka përfunduar në krahun tjetër të rrugës. 

Gjatë devijimit, automjeti ka aksidentuar një biçiklist, një këmbësor, një motor dhe një automjet të parkuar, dhe është përplasur më pas me fasadën e një lavazhi automjetesh.

Drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri në automjet kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spital, ndërsa personat e tjerë të përfshirë në aksident nuk kanë lëndime serioze. Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

aksident ne durres

Sondazh

Poll