Bota

Gjeti të bijën duke luajtur letra pas varrimit të të vëllait, 5-vjeçarja tmerron babain e saj: Xhaxhi Jimmy po fiton!

Biseda mori një kthesë rrëqethëse kur vajza pesëvjeçare u përgjigj, “Xhaxhi Jimmy po fiton”. Babai pranon se ishte i befasuar dhe vetëm kur vajza mbushi 14 vjeç, ai vendosi të përmendte situatën e pabesueshme.

3 Maj 2024, 18:49 Nga N.F
Gjeti të bijën duke luajtur letra pas varrimit të të
Foto ilustruese

SHBA- Një historia rrëqethëse është publikuar së fundmi nga publikuar nga BuzzFeed  i cili u kërkon përdoruesve çdo muaj të zbulojnë situatat më të çuditshme që kanë përjetuar dhe kjo është e veçantë. Babai i vajzës atëherë pesëvjeçare kishte një xhaxha me emrin Jimmy ndërsa vajza nuk e takoi kurrë sepse ishte e vogël kur ai vdiq.

Për të njëjtën arsye, ai nuk ia kishte përmendur xhaxhain vajzës megjithëse e donte shumë. Historia e çuditshme ka ndodhur pas varrimit të xhaxhait të madh.

“U ktheva në shtëpi dhe gjeta vajzën time në dhomë. Ajo po luante Uno. E pyeta me shaka “Kush po fiton?” tha burri.

Biseda mori një kthesë rrëqethëse kur vajza pesëvjeçare u përgjigj, “Xhaxhi Jimmy po fiton”. Babai pranon se ishte i befasuar dhe vetëm kur vajza mbushi 14 vjeç, ai vendosi të përmendte situatën e pabesueshme.

“Ajo e kujton ende lojën me të. Ai ishte personi im i preferuar dhe më vjen mirë që e ka njohur, të paktën në këtë mënyrë”, përfundoi ai.

uno vdekje varrim

Sondazh

Poll