Bota

"Do të hakmerremi"/ Zakharova reagon ashpër pas deklaratave të Cameron: Perëndimi po lufton kundër Moskës duke përdorur Ukrainën

Ajo paralajmëroi gjithashtu se çdo goditje e Ukrainës, e mbështetur nga Perëndimi, kundër urës së Krimesë ose vetë Krimesë, Rusia do të hakmerret.

3 Maj 2024, 17:12 Nga r.ll
"Do të hakmerremi"/ Zakharova reagon ashpër pas deklaratave
maria zakharova

RUSI- Ministrja e Jashtme e Rusisë, Maria Zakharova ka reaguar pas deklaratave të Sekretarit të Jashtëm britanik, David Cameron. Zakharova tha se deklaratat e Cameron tregojnë  se Perëndimi po bën një luftë kundër Rusisë duke përdorur Ukrainën. 

“Fjalët e Cameron janë provë e mëtejshme e luftës hibride që Perëndimi po bën kundër vendit tonë. Rusia po i përgjigjet kësaj dhe do të vazhdojë të përgjigjet”, tha Zakharova. Ajo paralajmëroi gjithashtu se çdo goditje e Ukrainës, e mbështetur nga Perëndimi, kundër urës së Krimesë ose vetë Krimesë, Rusia do të hakmerret.

“Dua të paralajmëroj Uashingtonin dhe Brukselin se çdo veprim agresiv kundër Krimesë jo vetëm që është i dënuar me dështim, por gjithashtu do të përballet me një goditje hakmarrëse shkatërruese”.

Zakharova tha gjithashtu se Rusia do të hakmerret kundër një lëvizjeje të mundshme të Danimarkës për të kufizuar lundrimin e lirë të anijeve ruse në ngushticat e Balltikut, të cilin do ta konsideronte një akt armiqësor. Zëdhënësja përsëriti se Rusia është e gatshme të shqyrtojë propozime "serioze" për t'i dhënë fund luftës, bazuar në "realitetet" ekzistuese, për sa kohë që Ukraina angazhohet të mbetet ushtarakisht neutrale në të ardhmen. Këto kushte janë të njëjta me ato që tashmë janë refuzuar nga Kievi në të kaluarën.

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron tha një ditë më parëse Ukraina kishte të drejtë të përdorte armët e ofruara nga Londra për të goditur objektivat brenda Rusisë dhe se i takon Kievit të vendoste nëse do ta bënte këtë.

maria zakharova rusi ukraine david cameron

Sondazh

Poll