Bota

VIDEO/ Shoferi harroi të ulte frenat e dorës, kamioni merr para 29 nxënës gjatë një ceremonie në Kirgistan

Në videot e ndara në rrjete sociale duket kamioni i cili nis te ecë avash avazh ndërsa në tatpjetë merr shpejtësi dhe shkon në drejtim të nxënësve. Disa nga të pranishmit kishin kohë të reagonin për tu larguar ndërsa disa prej tyre u përplasen.

3 Maj 2024, 17:47 Nga N.F
VIDEO/ Shoferi harroi të ulte frenat e dorës, kamioni merr para 29
Aksidenti

KIRGISTAN- Një aksident i rëndë plagosi rëndë 29 nxënës të moshës 9 deri në 16 vjeç gjatë një ceremonienë Kirgistan. Një kamion filloi të ecë pasi shoferi kishte harruar të ulte frenat e dorës duke ecur në një tatëpjetë. Në videot e ndara në rrjete sociale duket kamioni i cili nis te ecë avash avazh ndërsa në tatpjetë merr shpejtësi dhe shkon në drejtim të nxënësve. Disa nga të pranishmit kishin kohë të reagonin për tu larguar ndërsa disa prej tyre u përplasen.

Tetë fëmijë janë shtruar në ICU dhe 11 të tjerë në spital. Sipas informacioneve, drejtuesi dhe personat që ishin përgjegjës për sigurinë e ngjarjes, kanë “ndjekur” kamionin i cili ka vazhduar rrugën e pakontrolluar për disa metra. Aksidenti po hetohet nga autoritetet e Kirgistanit.

kirgistan aksident kamion perplasje

Sondazh

Poll