Sport

“Mirë se vjen në shtëpi, Sven!"… Sampdoria do të organizojë një ceremoni nderimi, për ish-trajnerin Eriksson të dielën

Pas Liverpoolit, Benfikës dhe Goteborgut, klubi italian i jep forcë ish-trajnerit

3 Maj 2024, 14:00 Nga DOSJA

“Mirë se vjen në shtëpi, Sven!"… Sampdoria do

ITALI - Pas homazheve nga Liverpool, Benfica dhe Goteborgu, të dielën e ardhshme do të jetë radha e Sampdorias të nderojë Sven-Göran Eriksson, i cili udhëhoqi ekipin midis viteve 1992 dhe 1997, periudhë në të cilën ai fitoi një Kupë të Italisë (në 193/94) dhe mori Samp në vendin e 3-të në kampionat.

Ish-trajneri 76-vjeçar, i cili po lufton me kancerin e pankreasit, do të jetë i pranishëm në ndeshjen me Reggianan. “Është gjithmonë kënaqësi të kthehem në Sampdoria”,- tha suedezi, duke u siguruar që nuk hezitoi të pranonte ftesën. 

Sipas programit të klubit të Genovas, rreth 50 lojtarë që Eriksson stërviti në klub do të jenë present, disa prej tyre do të udhëtojnë nga larg, për t'i bërë homazhe ish-trajnerit të tyre në këtë fazë të komplikuar për sa i përket shëndetit.

"Një takim special për një njeri të veçantë. Një takim me legjendën që asnjë tifoz i Sampdorias, i madh apo i vogël, nuk duhet të humbasë. Mirë se erdhe në shtëpi, Sven", shkruan faqja zyrtare e klubit italian.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 3 Maj 2024, 13:00

Verratti i ofrohet Barcelonës, por …

SPANJE - Sipas shtypit spanjol, Marco Verratti iu ofrua Barcelonës. Mesfushori italian, i cili luan për Al Arabin në Katar, do të dës...