Sport

United ka shënjestruar brazilianin Raphinha…

Lojtari i Barcelonës shihet si zëvendësuesi ideal i Marcus Rashford

3 Maj 2024, 13:30 Nga DOSJA

United ka shënjestruar brazilianin Raphinha…

ANGLI - Tregu i transferimeve është tashmë në horizont dhe klubet kryesore evropiane kanë filluar të organizojnë idetë e tyre për atë që duan të bëjnë sezonin e ardhshëm.

Ky është rasti i Manchester United, që sipas shtypit anglez po monitoron situatën e brazilianit Raphinha te Barcelona.

Ish-lojtari i Sportingut është në interes të ‘Djajve të Kuq’, të cilët janë të përgatitur të depozitojnë 60 milionë euro në arkat e stemës së Katalonjës.

Synimi i drejtuesve të Mançester Junajtid është që tani të gjejnë një zëvendësues për ndërkombëtarin anglez Marcus Rashford, pasi ai po i afrohet derës së daljes në ‘Old Trafford’.

Kujtojmë se në dy sezonet që kaloi në Spanjë, Raphinha ka luajtur 84 ndeshje për Barçën, duke u kurorëzuar me 19 gola dhe 23 asistime.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 3 Maj 2024, 13:00

Verratti i ofrohet Barcelonës, por …

SPANJE - Sipas shtypit spanjol, Marco Verratti iu ofrua Barcelonës. Mesfushori italian, i cili luan për Al Arabin në Katar, do të dës...