3 Maj 2024, 13:02
Nga I.A
Begaj dhe Tajani
ITALI- Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani e ka konsideruar shumë të rëndësishme për Italinë marrëveshjen që ka bërë me Shqipërinë për emigrantët. Tajani, në provincën e Crotone, ku po viziton së bashku me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, për njëqindvjetorin e vdekjes së shkrimtarit italian Anselmo Lorecchio të etnisë arbëreshe ka deklaruar se dy vendet janë partnere në NATO. Tajani nënvizoi se ky është një projekt i përbashkët me një vend që do të anëtarësohet në BE dhe se do të shërbejë për të luftuar veprimet e trafikantëve të qenieve njerëzore.
“Ne duam të presim emigrantë të rregullt në Itali, aty është dekreti i fluksit. Italia ka marrëdhënie shumë solide ekonomike dhe politike me Shqipërinë. Italia dhe Shqipëria janë partnerë në NATO së bashku dhe ne mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Sot, duke kujtuar një njeri të madh të kulturës, ne forcojmë lidhjet dhe ka më mirë për të riafirmuar miqësinë e dy vendeve që janë pjesë e NATO-s” dhe Shqipëria “është vend kandidat për t’u anëtarësuar në BE dhe Italia dëshiron të përshpejtojë kohën për anëtarësimin e saj. Ne kemi qenë gjithmonë të bindur se populli shqiptar, vëllezër të popullit italian, mund dhe duhet të jetë pjesë e popujve të Bashkimit Evropian”, përfundoi Tajani.
Marrëveshja e firmosur në Romë në 6 nëntor të vitit të kaluar, mes kryeministrave të të dy vendeve, përfshin emigrantët që nisen nga Afrika e Veriut dhe kapen në det nga anijet italiane. Ajo parashikon ngritjen e një pike në Shëngjin ku do të kryhen procedurat e verifikimit të emigrantëve dhe një qendre në Gjadër, ku ata do të mbahen të izoluar, deri në përfundim të procedurave për pranimin ose jo të azilit. Përgjegjësia mbi çdo veprimtari do të jetë e Italisë, së cilës i njihet dhe juridiksioni i plotë mbi qendrën e pritjes.
antonio tajani anselmo lorecchio marreveshja me italine per emigrantet
Politike
3 Maj 2024, 12:48
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas raportit të Reporterëve pa Kufij në lidhje me lirinë e medias në S...
Politike
3 Maj 2024, 12:31
I.A
TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Silvio Gonzato ka marrë pjesë në aktivitetin e prezantimit të stra...
Politike
3 Maj 2024, 12:15
I.A
Berisha dhe Malltezi
TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme vendosi të rrëzojë një tjetër kërkesë...
Politike
3 Maj 2024, 12:03
I.A
Punonjesit
TIRANË- Një video e publikuar ditën e sotme tregon punonjësit e Bashkisë së Tiranës teksa po mbjell...
Politike
3 Maj 2024, 11:57
M.B
Lulzim Basha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike të vulës, Lulzim Basha, ka dalë sot në një konferencë për shtyp...
Politike
3 Maj 2024, 11:13
M.B
Ulsi Manja dhe Agron Shehaj
TIRANA- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka folur për mediat pas mbledhjes me kryeprokurorin Olsian &Ccedi...
Politike
3 Maj 2024, 11:00
M.B
Ulsi Manja
TIRANA- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në një deklaratë për mediat, tha se një Kod i ri Penal ës...
Politike
3 Maj 2024, 10:39
M.B
Belind Këlliçi
TIRANA- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka dalë sot n&...
Politike
2 Maj 2024, 15:23
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm drejtuesit politikë të Partisë Socialiste n&eu...
Politike
3 Maj 2024, 10:00
M.B
Edi Rama
GJERMANIA- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së bashku me Zëvendëskancelarin gjerman, Robert Habeck, do...