Politike

Rezultatet e PISA, Zhupa interpelancë me Manastirliun: Renditemi më poshtë se Palestina e Uzbekistani, është thelluar analfabetizmi

Ajo shtoi se aftësitë e nxënësve janë kthyer pas në vitin 2000.

2 Maj 2024, 11:54 Nga M.B
Rezultatet e PISA, Zhupa interpelancë me Manastirliun: Renditemi më
Ina Zhupa

TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në interpelancën e kërkuar me ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu, u ndal te rezultatet e PISA-s. Zhupa tha se të dhënat e këtij raporti ishin trupëruese për Shqipërinë e cila renditet poshtë Palestinës dhe Uzbekistanit. Ajo shtoi se aftësitë e nxënësve janë kthyer pas në vitin 2000.

“Pas daljes së rezultateve të Pisës, që ishin të dhëna turpëruese. Ky është një raport që zhvesh propagandën dhe dëshmon rrënimin e sistemit parauniversitar në Shqipëri. Shqipëria kishte rënie më të madhe të ndonjë shteti në rajon, krahasuar dhe me veten që në vitin 2009. Ka rënë me 47-68-50 pikë. Ne renditemi më poshtë se Palestina, se Uzbekistani. Kishim rënie më të madhe se të gjitha vendet e tjera. Aftësitë e nxënësve tanë janë kthyer pas në vitin 2000. Është thelluar analfabetizmi. Jemi katandisur në tre fusha kryesore”, tha Zhupa.

seance plenare 2 maj 2024

Sondazh

Poll