Bota

Lufta në Gaza/ Kolumbia njofton se do të shkëpusë marrëdhëniet diplomatike me Izraelin

Petro tashmë ka kritikuar ashpër kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ka kërkuar të bashkohet me çështjen e Afrikës së Jugut që akuzon Izraelin për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

1 Maj 2024, 22:43 Nga E. D
Lufta në Gaza/ Kolumbia njofton se do të shkëpusë
Gustavo Petro

KOLUMBIA- Presidenti kolumbian, Gustavo Petro tha të mërkurën se do të prishë marrëdhëniet diplomatike me Izraelin për veprimet e tij në Gaza. Petro tashmë ka kritikuar ashpër kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ka kërkuar të bashkohet me çështjen e Afrikës së Jugut që akuzon Izraelin për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

"Nesër, marrëdhëniet diplomatike me shtetin e Izraelit do të prishen ... për të pasur një president gjenocidal. Nëse Palestina vdes, njerëzimi vdes dhe ne nuk do ta lëmë të vdesë," tha Petro. 

Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz e akuzoi Petron si “antisemitik dhe plot urrejtje”. Ai tha se lëvizja e Petro ishte një shpërblim për grupin e armatosur Hamas, i cili më 7 tetor udhëhoqi sulmin vdekjeprurës në bazat dhe komunitetet ushtarake izraelite. 

Gjithashtu menjëherë pas sulmit të 7 tetorit të Hamasit në Izraelin jugor që vrau rreth 1200 njerëz dhe ndezi luftën aktuale në Gaza, Petro denoncoi ato që ai i quajti përpjekjet neo-naziste për të shkatërruar popullin, lirinë dhe kulturën palestineze.

gustavo petro

Sondazh

Poll