Bota

Thellohen tensionet mes dy vendeve/ Turqia i bashkohet Afrikës së Jugut për padinë në GJND, akuzon Izraelin për gjenocid në Gazë

Afrika e Jugut ngriti një rast në ICJ duke akuzuar Izraelin për shkelje të Konventës së Gjenocidit me luftën e tij kundër Gazës. Izraeli e mohon që veprimet e tij, të cilat kanë përfshirë sulme në spitale, ambulanca dhe bllokadë të ndihmës humanitare, përbëjnë një shkelje të Konventës së Gjenocidit.

1 Maj 2024, 21:48 Nga r.ll
Thellohen tensionet mes dy vendeve/ Turqia i bashkohet Afrikës së
foto ilustruese

TURQI- Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan tha se vendi i tij ka vendosur t'i bashkohet zyrtarisht çështjes ligjore të ngritur nga Afrika e Jugut kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë(ICJ).

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi në Ankara me homologun e tij indonezian Retno Marsudi, Fidan njoftoi se Turqia do të paraqesë një kërkesë zyrtare për të ndërhyrë në çështjen kundër Izraelit në ICJ.

"Pas përfundimit të tekstit ligjor të punës sonë, ne do të paraqesim deklaratën e ndërhyrjes zyrtare përpara GJND-së me objektivin e zbatimit të këtij vendimi politik," tha Fidan, sipas Reuters.

Afrika e Jugut ngriti një rast në ICJ duke akuzuar Izraelin për shkelje të Konventës së Gjenocidit me luftën e tij kundër Gazës. Izraeli e mohon që veprimet e tij, të cilat kanë përfshirë sulme në spitale, ambulanca dhe bllokadë të ndihmës humanitare, përbëjnë një shkelje të Konventës së Gjenocidit.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka përshkruar veprimet e Izraelit si krime lufte dhe gjenocid, ndërsa ka pohuar se Hamasi, i cili konsiderohet një organizatë terroriste nga Izraeli, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, është një grup që lufton për çlirimin e tokave dhe njerëzve të tij.

hakan fidan izrael gjykata ndërkombëtare e drejtësisë

Sondazh

Poll