Bota

Sulmi me raketa ruse në Odesa, shënohen të paktën 13 viktima

Gjithashtu sipas guvernatorit rajonal Oleg Kiper, ka të paktën 13 viktima si rezultat i sulmit raketor rus të raportuar në Odesa këtë mbrëmje.

1 Maj 2024, 22:31 Nga E. D
Sulmi me raketa ruse në Odesa, shënohen të paktën 13 viktima
foto ilustruese

ODESA- Një sulm me raketa ruse në qytetin ukrainas të Odesës është raportuar mbrëmjen e sotme.

Gjithashtu sipas guvernatorit rajonal Oleg Kiper, ka të paktën 13 viktima si rezultat i sulmit raketor rus të raportuar në Odesa këtë mbrëmje.

Megjithatë ai nuk specifikoi nëse viktimat ishin vrarë apo ishin plagosur.Në një postim në Telegram Kiper raportoi një zjarr të fuqishëm në pikën e goditjes. Por ai tha se raketat balistike u përdorën për të shënjestruar qytetin e Odesës. 

sulm në odesa

Sondazh

Poll