Bota

Vizita e Blinken në Izrael/ Netanyahu nuk bindet për armëpushim: Lufta në Gaza nuk do të ndalet

Gjithashtu Netanyahu tha se nëse Hamasi këmbëngul për t’i dhënë fund luftës, marrëveshja nuk do të pranohej.

1 Maj 2024, 19:11 Nga E. D
Vizita e Blinken në Izrael/ Netanyahu nuk bindet për armëpushim:
Anthony Blinken dhe Benjam Natanyahu

IZRAEL- Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu i tha Sekretarit amerikan, Anthony Blinken ditën e sotme se ai nuk do të pranojë një marrëveshje që përfshin përfundimin e luftës në Gaza. Gjithashtu Netanyahu tha se nëse Hamasi këmbëngul për t’i dhënë fund luftës, marrëveshja nuk do të pranohej. Kryeministri izraelit theksoi se pushtimi i qytetit Rafah në jug të Rripit të Gazës do të ndodhë dhe se operacioni nuk varet nga asgjë. 

"Operacioni Rafah nuk varet nga asgjë," tha Natanyahu. 

Ndërsa zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, tha se Blinken përsëriti në bisedën e tij me Netanyahun se SHBA-të kundërshtojnë sulmin e planifikuar izraelit në Gaza. Po ashtu gjatë një takimi me presidentin izraelit, Isaac Herzog, Blinken tha se tani është koha për një marrëveshje me Hamasin për lirimin e pengjeve dhe një armëpushim.

Ai deklaroi se një marrëveshje e tillë do të lejonte hyrjen e barnave, ushqimeve dhe ujit të nevojshëm në Gaza. Vizita e Blinkenit në Izrael vjen një muaj pasi presidenti amerikan, Joe Biden paralajmëroi Netanyahun se politika e Washingtonit mund të ndryshojë nëse Izraeli nuk ndërmerr hapa për të shmangur dëmtimin e civilëve, vuajtjet humanitare dhe për të garantuar sigurinë e punonjësve të organizatave humanitare.

anthony blinken benjamin netanyahu

Sondazh

Poll