Bota

U bënë virale për dizajnin e tyre, "xhinset e njollosura" sold-out kudo

Xhinset e markës britaniko-italiane të veshjeve për meshkuj tani janë shitur në internet për 608 dollarë, fillimisht 811 dollarë.

1 Maj 2024, 18:48 Nga S.B
U bënë virale për dizajnin e tyre, "xhinset e
Pietro S. D'Aprano

MILANO- Dizajni xhins sold-out i momentit nuk ishte një aksident dhe pse duket si një i tillë. Xhinset e Jordanluca, të cilat debutuan në pasarelën vjeshtë/dimër 2023, shfaqin një njollë të errët në zonën e parme të pantallonave dhe kritikët thonë se duket sikur ai që i mban është lagur.

Xhinset e markës britaniko-italiane të veshjeve për meshkuj tani janë shitur në internet për 608 dollarë, fillimisht 811 dollarë. Xhinset e pazakonta kanë fituar titullin "xhins i njollosur" si rezultat i kritikave në internet.

U bënë virale për dizajnin e tyre, "xhinset e
Pietro S. D'Aprano

Xhinset ishte pamja hapëse për pasarelën e markës vjeshtë/dimër 2023 në Javën e Modës në Milano, një koleksion që solli një valë të re për markën, e themeluar në 2018 nga Jordan Bowen dhe Luca Marchetto. Vogue Business raportoi në fillim të këtij viti se shitjet e Jordanluca u rritën me 15% nga viti 2022 në 2023, duke arritur në më shumë se 500,000 dollarë.

 

xhinse pietro s. d\'aprano

Sondazh

Poll