Bota

Aksesi i fëmijëve në përmbajtjet pornografike/ Rregullatori i medias Ofcom nis investigimet ndaj OnlyFans

Sajti i cili lejon krijuesit t'u ofrojnë përdoruesve përmbajtje në bazë të pajtimit apo abonimit kundrejt parave është i mirënjohur për përmbajtjet seksuale.

1 Maj 2024, 18:12 Nga S.B
Aksesi i fëmijëve në përmbajtjet pornografike/ Rregullatori
foto ilustruese

MBRETËRI E BASHKUAR- Ofcom po heton platformën OnlyFans mbi shqetësimet se nuk po bën sa duhet për të ndaluar fëmijët të kenë akses në pornografi. Sajti i cili lejon krijuesit t'u ofrojnë përdoruesve përmbajtje në bazë të pajtimit apo abonimit kundrejt parave është i mirënjohur për përmbajtjet seksuale.

Rregullatori dyshon se nuk po bën sa duhet për të ndaluar ata persona nën moshën 18 vjeç që të kenë akses në atë material. OnlyFans thotë se ka përjetuar një problem teknik dhe këmbënguli se punon ngushtë me Ofcom për të zbatuar dhe zhvilluar praktikat më të mira për sigurinë në internet.

Duke njoftuar hetimin e saj, Ofcom tha se ishte i shqetësuar se platforma nuk kishte zbatuar metoda për të kontrolluar moshën e përdoruesve mjaftueshëm për të parandaluar aksesin e personave nën 18 vjeç në "material të kufizuar", përfshirë pornografinë.

Rregullatori i medias në Mbretërinë e Bashkuar ka mbikëqyrur platformat e ndarjes së videove me një prani në Mbretërinë e Bashkuar si OnlyFans, Twitch, TikTok, Snapchat dhe Vimeo që nga nëntori 2020. Ai monitoron përputhjen e tyre me ligjet dhe rregulloret kombëtare.

Këto përfshijnë marrjen e masave për t'i ndaluar fëmijët të kenë akses në përmbajtje që mund të dëmtojë zhvillimin e tyre fizik, mendor ose moral.

onlyfans

Sondazh

Poll