Art&Argëtim

VIDEO/ Pak pas ndarjes, Cardi B dhe Offset shfaqen në shoqërinë e njëri-tjetrit

Ish-çifti ishin të pranishëm të martën mbrëma në Madison Square Garden, ku panë ndeshjen e Philadelphia 76ers kundër New York Knicks.

1 Maj 2024, 17:26 Nga S.B
VIDEO/ Pak pas ndarjes, Cardi B dhe Offset shfaqen në shoqërinë e
Cardi dhe Offset

SHBA- Edhe pse janë ndarë që nga viti i kaluar, reperja Cardi B dhe Offset vazhdojnë të dalin së bashku në publik. Ish-çifti ishin të pranishëm të martën mbrëma në Madison Square Garden, ku panë ndeshjen e Philadelphia 76ers kundër New York Knicks.

Pavarësisht ndarjes së tyre famëkeqe me Offset që dyshohet se tradhtoi reperen, të dy dukeshin sikur nuk kishte ndodhur asgjë nga këto. Ata janë parë duke ecur krah për krah dhe duke buzëqeshur me njëri-tjetrin, ndërsa në disa raste reperi është parë duke kapur Cardi B nga beli.

Dhjetorin e kaluar, Cardi B konfirmoi se ajo dhe Offset ishin ndarë pas akuzave për tradhëti. Reperja 31-vjeçare la të kuptohej se ajo dhe muzikanti po ashtu 31-vjeçar kanë disa kohë që kanë probleme.

cardi b offset

Sondazh

Poll