Art&Argëtim

Ryan Gosling cilësohet si partneri ideal, detaji tek bluza e tij dëshmon gjithçka

Hits Gjatë intervistës me Radio, Gosling dhe bashkë-ylli i tij në ‘The Fall Guy’, Emily Blunt, u pyetën për filmat e tyre të preferuar dhe cilën këngë të Taylor Swift e dëgjojnë më shumë.

1 Maj 2024, 12:47 Nga S.B
Ryan Gosling cilësohet si partneri ideal, detaji tek bluza e tij
Ryan dhe Emily

SHBA- Aktori Ryan Gosling dëshmoi edhe një herë se ai është partneri më mbështetës në botë duke veshur një bluzë me titullin e librit të ri të gruas se tij Eva Mendes gjatë një interviste të fundit.

Hits Gjatë intervistës me Radio, Gosling dhe bashkë-ylli i tij në ‘The Fall Guy’, Emily Blunt, u pyetën për filmat e tyre të preferuar dhe cilën këngë të Taylor Swift e dëgjojnë më shumë. Ndërsa klipet e intervistës u futën në internet, fansat nuk mund të mos vinin re se Ken nga ‘Barbie’ kishte veshur një bluzë të bardhë me fjalët "Desi, Mami dhe shqetësimet e pafundme" të shkruara mbi të.

Ryan Gosling cilësohet si partneri ideal, detaji tek bluza e tij
Libri i Eva Mendes

Teksti është titulli i një libri për fëmijë, që do të dalë në librari këtë vjeshtë, shkruar nga partnerja e tij dhe nëna e dy vajzave Eva.

“Ryan Gosling duke bërë një promo me një bluzë me emrin e librit të Eva Mendes WOW”, ka shkruar një person. “E dua për mbështetjen që ka ndaj gruas. Unë dua të shoh më shumë burra të veshur me bluza me projektet/arritjet e grave të tyre,” tha një fans.

ryan gosling eva mendes

Sondazh

Poll