Art&Argëtim

FOTO/ Megan Fox shfaqet sërish pa grim në postimin e fundit

Të martën pasdite, ylli i ‘Jennifer's Body’, 37 vjeç, ngarkoi dy foto teksa përdorte një furçë fytyre nga kompania GESKE.

1 Maj 2024, 16:56 Nga S.B
FOTO/ Megan Fox shfaqet sërish pa grim në postimin e fundit
Megan Fox

SHBA- Aktorja Megan Fox tregoi bukurinë e saj natyrale në një selfie para pasqyrës me fytyrë të freskët, teksa zbuloi një nga sekretet që qëndron pas lëkurës së saj të përsosur. Të martën pasdite, ylli i ‘Jennifer's Body’, 37 vjeç, ngarkoi dy foto teksa përdorte një furçë fytyre nga kompania GESKE.

Mjeti supozohet se ndihmon konsumatorët të kenë lëkurë të lëmuar dhe të pastër dhe të heqin grimin, si dhe lëkurën e vdekur dhe pikat e zeza.

“Lëkura ime është e thatë, e ndjeshme dhe e prirur ndaj puçrave me shenja”, ka shkruar nëna e tre fëmijëve në postimin e saj. "Unë zotëroj shumë pajisje bukurie (ndoshta të gjitha), por furça sonike termo e fytyrës nga @geske.beauty.tech është mjeti im i preferuar për të mbajtur poret e mia të pastra."

FOTO/ Megan Fox shfaqet sërish pa grim në postimin e fundit
Megan Fox

Në të dyja selfiet, Fox dukej tepër rinore pa njolla e pa rrudha, zverdhje apo ndonjë shenjë plakjeje në fytyrën e saj. Në Story-n e saj në Instagram, këngëtarja zbuloi se në foton e dytë nuk kishte vendosur fondatinë.

Fox, e cila ka pranuar se ka marrë Botox dhe mbushës dermal gjatë viteve, ka mohuar të ket bërë ndonjë operacion estetik, përveç ndërhyrjes së hundës në fillim të të 20-tave dhe kryerjes dhe ribërjes së implanteve të gjoksit disa herë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Megan Fox (@meganfox)

megan fox

Sondazh

Poll