Art&Argëtim

FOTO/ Kim Kardashian siç nuk e kemi parë ndonjëherë, shfaqet me një look të ri

Personazhi i njohur televiziv ka postuar në llogarinë e saj personale në Instagram disa foto, me një stil shumë larg nga ai që është mësuar publiku ta shikojë.

1 Maj 2024, 12:19 Nga S.B
FOTO/ Kim Kardashian siç nuk e kemi parë ndonjëherë,
Kim Kardashian

SHBA- Ylli i “Kardashians” Kim Kardashian është shfaqur në rrjetet sociale me një pamje të veçantë dhe të re. Personazhi i njohur televiziv ka postuar në llogarinë e saj personale në Instagram disa foto, me një stil shumë larg nga ai që është mësuar publiku ta shikojë.

Në postimin e saj të ri, Kim Kardashian pozon me pantallona të shkurtra të zeza, një badi të zi dhe një palë çizme të veçanta lëkure. Megjithatë, ajo që tërhoqi vëmendjen e publikut të saj nuk ishte veshja por ndryshimi i flokëve.

Kim shfaqet në foto me flokë të shkurtër rozë, diçka që nuk e ka provuar kurrë më parë. Ajo zgjodhi të mos shkruante asgjë në mbishkrimin e postimit të saj, duke shtuar vetëm një emoji në formë zemre.

Gjithsesi fansat nuk lanë pa vënë në dukje ngjashmërinë me Biancën gruan e Kanye West. Sipas tyre Kim dukej si binjakia e saj dhe se ylli po bën të pamundurën ti ngjajë asaj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kim Kardashian (@kimkardashian)

kim kardashian bianca censori

Sondazh

Poll