Art&Argëtim

Aktori i Line Of Duty, Brian McCardie ndërron jetë në moshën 59-vjeçare

Sipas mediave të huaja, i njohur më së miri për rolin e bosit të mafias John Thomas "Tommy' Hunter në dramën kriminale televizive, ylli skocez gjithashtu i ishte bashkuar së fundmi kastit të prequel-it të Outlander, Blood Of My Blood.

30 Prill 2024, 22:31 Nga E. D
Aktori i Line Of Duty, Brian McCardie ndërron jetë në moshën
Brian McCardie

SKOCI- Aktori i Line Of Duty, Brian McCardie, ka vdekur papritmas në shtëpi në moshën 59-vjeçare, ka konfirmuar familja e tij. Sipas mediave të huaja, i njohur më së miri për rolin e bosit të mafias John Thomas "Tommy' Hunter në dramën kriminale televizive, ylli skocez gjithashtu i ishte bashkuar së fundmi kastit të prequel-it të Outlander, Blood Of My Blood. Gjithashtu motra e tij konfirmoi vdekjen e tij në rrjetin social “X”.

“Me pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të Brian James McCardie, djalit, vëllait, xhaxhait dhe mikut të dashur të shumë njerëzve. Brian ndërroi jetë papritur në shtëpi të dielën më 28 prill. Një aktor i mrekullueshëm dhe pasionant në skenë dhe ekran, Brian e donte punën e tij dhe preku shumë jetë dhe është larguar shumë shpejt. Ne e duam atë dhe do të na mungojë shumë, ju lutem mbani Brianin në mendimet tuaja”, tha ajo.

Ajo tha se lidhur me ceremoninë mortore do të njoftohet në ditët në vijim. Gjithashtu nuk u dha asnjë shkak i vdekjes së tij.

Ndërsa agjenti i McCardie, United Agents, bëri homazhe në mediat sociale, duke shkruar: “Jemi të tronditur dhe kaq të pikëlluar nga lajmi tragjik i vdekjes së papritur të Brian McCardie”.

Ai ishte një aktor me një talent kaq të madh, të cilin ne patëm fatin ta përfaqësonim dhe mendimet tona janë shumë me familjen dhe miqtë e tij në këtë kohë të vështirë.

brian mccardie

Sondazh

Poll