Bota

Aktivistja 16-vjeçare, Greta Thunberg do të moderojë një program radiofonik në BBC

25 Nëntor 2019, 10:01 Nga DOSJA
Aktivistja 16-vjeçare, Greta Thunberg do të moderojë një

BRITANI E MADHE –Adoleshentja suedeze Greta Thunberg  e cila prej vitesh tashmë është një aktiviste për mbrojtjen e mjedisit është një ndër emrat më të përfolur në  të gjithë botën.

Së fundmi mediat e huaja kanë zbuluar se ambientalistja suedeze do të jetë një ndër zërat më të rinj të ‘Today Radio 4’, një medium radiofonik pjesë e BBC-së që merret me temat e shkencës dhe historisë.

Aktivistja e mjedisit, do të paraqitet në këtë rast si një nga redaktoret e ftuara të Krishtëlindjes së programit Radio 4’s Today.

Ajo do të jetë një nga pesë njerëzit e profilit të lartë, për të marrë përsipër programin gjatë periudhës së festave, siç është tradita.

Sëbashku me Gretën do të jetë baronesha Hale e Richmond dhe Kryetari i Gjykatës Supreme, Grayson Perry.

Kujtojmë që Thunberg është edhe një ndër personazhet më të vogla në moshë që është nominuar për Çmimin Nobel për Paqen, e cila këtë sezon do të jetë në rolin e intervistueses për ekspertët kryesorë në botë ku sigurisht do tema do të jetë “ndryshimi i klimës”.

Burimi: BBC 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota bbc greta thunberg radio bbc greta thunberg radio

Sondazh

Poll

Bota 24 Nëntor 2019, 21:49

Përfundon rinumërimi i votave në Kosovë

KOSOVË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha të dielën se ka përfunduar procesi i rinumërimit të një mijë e 407 vendvotimeve nga zgjedhjet e parakohshm...