Bota

U përdhunua në moshën 17-vjeçare nga Princi Andrew, Virginia Roberts thotë se do të dëshmojë gjithçka për FBI-në

25 Nëntor 2019, 09:38 Nga DOSJA
U përdhunua në moshën 17-vjeçare nga Princi Andrew,

BRITANI E MADHE- Nga të gjitha gabimet e Princit Andrew, nuk janë aq keq sa kjo fotografi ku ai ishte 41-vjeç me krahun e tij rreth Virginia Roberts, gishtat e dorës së majtë që prekin belin e zhveshur të 17-vjeçares.

Në mes të kësaj rrëmuje dhe telashi që është përfshirë Princi Andreë është e vështirë të shpëtojë një herë e mirë nga akuzat e vajzave me të cilat ai ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën  e tyre. Pra akuzat për përdhunim ndaj të miturave ai i mohon kategorikisht.

E megjithatë kujtojmë që vetëm  disa ditë më parë ai u pushua nga puna në pallati mbretëror, me urdhër të Mbretëreshës Elizabetë.

Së fundmi mediat e huaja kanë publikuar një fotografi kur ai  ishte 41 vjeç dhe shfaqej nën shoqërinë e një vajze 17-vjeçare Virginia Roberts, fotografi kjo që mendohet të jetë shkrepur nga miku i tij pedofil, Jeffrey Epstein, i cili vdiq në burg disa muaj më parë teksa priste të merrte vendimin e gjykimit për akuzat që binin mbi të.

Mësohet që fotoja ku Princi shfaqet me  17-vjeçare të cilën e mban afër trupit të tij duke i prekur belin e zbuluar, është shkrepur në shtëpinë e mikut të tij, Ghislaine Maxëell, në Belgravia.

Kjo fotografi është kopjuar me mijëra herë në gjithë globin, që prej momentit kur ishte Daily Mail që që e publikoi së pari në shkurt të 2011.

Tashmë vetë Virginia Roberts e cila pretendon se është përdhunuar kur ajo ka qenë 17-vjeç nga Princi, ka deklaruar se do të rrëfejë të gjithë historinë për FBI-në.

Burimi: Dailymail 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 17-vjecarja virginia roberts 17-vjecarja virginia roberts

Sondazh

Poll

Bota 24 Nëntor 2019, 21:49

Përfundon rinumërimi i votave në Kosovë

KOSOVË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha të dielën se ka përfunduar procesi i rinumërimit të një mijë e 407 vendvotimeve nga zgjedhjet e parakohshm...