Aktualitet

Dhunuan një bashkëatdhetar 40-vjeçar, arrestohet dy vëllezërit shqiptarë në Itali (EMRAT)

Sipas raportimeve bëhet me dije se Simon dhe Dritan Vallja, 39 dhe 35 vjeç u arrestuan për një sherr në një lokal në qendër të qytetit Campofelice di Roccella

30 Prill 2024, 16:57 Nga E. D
Dhunuan një bashkëatdhetar 40-vjeçar, arrestohet dy
pamje nga vendngjarja

ITALI- Policia italiane ka arrestuar dy vëllezër shqiptar nën akuzën e lëndimit të rëndë trupor, shkeljes së ligjit dhe kanosjes. Sipas raportimeve bëhet me dije se Simon dhe Dritan Vallja, 39 dhe 35 vjeç u arrestuan për një sherr në një lokal në qendër të qytetit Campofelice di Roccella. Njëri prej të dyve ishte tashmë i njohur për policinë. 

Gjithashtu mësohet se dy vëllezërit shqiptarë kanë pasur një mosmarrëveshje me një bashkëatdhetar 40 vjeçar. Më pas dy vëllezërit Vallaj kanë gjetur shtëpinë e 40-vjeçarit të cilët kanë thyer derën dhe kanë hyrë brenda. Ata e kanë sulmuar shqiptarin në sy të gruas së tij dhe djalit të tyre të mitur.

simon vallaj dritan vallja

Sondazh

Poll