Aktualitet

Goditet nga një makinë në rrugë, përfundon në spital 37-vjeçari në Berat

37-vjeçari është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, me lëndime në këmbë.

30 Prill 2024, 16:26 Nga E. D
Goditet nga një makinë në rrugë, përfundon në
foto ilustruese

BERAT- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Kombinat të Beratit. Sipas raportimeve bëhet me dije se një mjet ka përplasur një 37-vjeçar me iniciale R.B i cili po qarkullonte me biçikletë. 37-vjeçari është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, me lëndime në këmbë.

Mësohet se 30-vjeçari me iniciale A.M po lëviste me shpejtësi dhe si pasojë ka shkaktuar aksidentin. Gjithashtu në vendngjarje kanë shkuar efektivë të qarkullimit rrugor, të cilët po kryejnë edhe veprimet e para hetimore. Ndërsa burimet policore bëjnë me dije se, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici pas aksidentit.

 

 

 

 

aksident në berat

Sondazh

Poll