Aktualitet

Atentati ndaj shqiptarit në Bruksel, frikë për vijimin e sagës së gjakmarrjes

Mësohet se 44-vjeçari është vëllai i Martin Kazës i cili ishte i dënuar me 22 vite burg për vrasjen e dy vëllezërve.

30 Prill 2024, 15:40 Nga E. D
Atentati ndaj shqiptarit në Bruksel, frikë për vijimin e
pamje nga vendngjarja

BRUKSEL- Agustin Kaza ishte shënjestërë e një atentati në Bruksel mbrëmjen e djeshme ku dyshohet se ai u vra për gjakmarrje. Mësohet se 44-vjeçari është vëllai i Martin Kazës i cili ishte i dënuar me 22 vite burg për vrasjen e dy vëllezërve.

Gjithashtu Martin Kaza është dënuar me 22 vite burg për vrasjen e vëllezërve Dod dhe Augustin Gjini të cilët dyshoheshin se i kishin vrarë vëllain në qendër të Rrëshenit në 1994. Në lidhje me këtë ngjarje drejtoria vendore ka nisur nje aksion lidhur me gjetjen e personave të familjes Gjini. 

Por nga verifikimet e kryera në Mirditë ka rezultuar se asnjeri prej personave të kesaj familje nuk ndodhen në Rrëshen apo përreth saj, por janë identifikuar me banim në zonën e Lezhës dhe Talës. Gjithashtu për të parandaluar qëllimin e ngjarjeve kriminale dhe ndalimin e gjakmarrjes policia ka angazhuar forcat e FNSH për kontrolle me shpeshta në zonat ku jetojne anëtarët e familjës Gjini.

agustin kaza martin kazës

Sondazh

Poll