Bota

VIDEO/ Qëllohet për vdekje ish-Miss Ekuadori, pamjet tronditëse bëjnë xhiron e rrjetit

Pamjet tronditëse të kamerave të sigurisë tregojnë dy persona të armatosur në një restorant teksa qëllojnë mbi ish-konkurrenten e Miss Ekuadorit.

29 Prill 2024, 17:32 Nga S.B
VIDEO/ Qëllohet për vdekje ish-Miss Ekuadori, pamjet tronditëse
Landy Párraga Goyburo

EKUADOR- Ish-mbretëresha e bukurisë nga Ekuadori u qëllua për vdekje nga një breshëri plumbash në mes të ditës. Pamjet tronditëse të kamerave të sigurisë tregojnë dy persona të armatosur në një restorant teksa qëllojnë mbi ish-konkurrenten e Miss Ekuadorit.

Landy Párraga Goyburo mund të shihet duke qëndruar pranë një burri ndërsa bisedon me të brenda restorantit. Ndërsa i armatosuri i parë vrapon drejt tyre, Párraga bie në dysheme.

Sulmuesi i maskuar hap me shpejtësi zjarr, duke qëlluar drejt Párragës dhe burrit. Sulmuesi i dytë qëndron roje në hyrje të restorantit. Të dy sulmuesit më pas dalin nga dera dhe ikin nga vendi i ngjarjes.

Pamjet më vonë zbuluan se ish-mbretëresha e bukurisë ishte shtrirë e palëvizur në dysheme në një pellg gjaku. Policët po hetojnë vrasjen ndërsa përpiqen të identifikojnë sulmuesit. Párraga ishte një ish-konkurente e Miss Ekuadorit, duke përfaqësuar provincën Los Ríos në 2022.

VIDEO/ Qëllohet për vdekje ish-Miss Ekuadori, pamjet tronditëse
pamje nga ngjarja

Ajo kishte më shumë se një milion ndjekës në llogaritë e saj në mediat sociale. Në dhjetor 2023, emri i saj u përmend në një bisedë të bërë publike nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm si pjesë e një rasti të madh të krimit të organizuar.

Një nga 52 personat që ndiqen penalisht për këtë çështje është Helive Angulo. Norero u vra në burg në vitin 2022, gjashtë muaj pas burgimit të tij. Transfertat e parave të bëra në llogarinë bankare të Párraga janë nën hetim nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm.

ekuador miss vrasje

Sondazh

Poll