Sport

Shehi: “Fitoren e derbit ia dedikoj presidentit Demi që po kalon një moment shumë të vështirë!”

Fitorja është për të gjithë tifozët e Partizanit dhe në veçanti për presidentin tonë, që po kalon një gjendje kritike. Këtë fitore ia dedikoj atij dhe babait të tij.”

29 Prill 2024, 00:27 Nga DOSJA

Shehi: “Fitoren e derbit ia dedikoj presidentit Demi që po kalon

TIRANE - Orges Shehi, trajneri i Partizanit, e konsideron të merituar dhe me dominim triumfin në derbi përballë ish-skuadrës së tij. Ai la të kuptohet në deklaratën pas ndeshjes se të kuqtë morën tri pikë falë rëndësisë që kanë lojtarët që nuk e nisin lojën si titullarë.

“Ishte fitore e rëndësishme, përballë një rivali historik. Për atë çka skuadra dha në fushën e lojës, më të rëndësishëm janë ata që janë në stol. E nisëm me dy dëmtime (Taipi dhe Cara), u çekuilibruam pak, por, gjithsesi, u munduam të kishim agresivitet dhe ekuilibër. Fituam një ndeshje të dominuar prej nesh.”

Dedikimi për tifozët dhe presidentin Demi: “Fitorja është për të gjithë tifozët e Partizanit dhe në veçanti për presidentin tonë, që po kalon një gjendje kritike. Këtë fitore ia dedikoj atij dhe babait të tij.”

Ndikimi i mungesave: “Asnjëherë nuk kemi qenë të plotë, me përjashtim të ndeshjes ndaj Rrogozhinës dhe Dinamos. Kur ke kontigjent të plotë, implementon ato që t’i kërkon, edhe në bazë të karakteristikave. Jam i kënaqur me atë çka skuadra jep, sepse po tregon karakter dhe uri në çdo ndeshje”.

Heroi” Maguette: “Maguette është lojtari i ynë më i rëndësishëm. Ofertat janë të pranishme. Ka kontratë me ne, futbolli ka një dinamikë të madhe, klubi do të vlerësojë situatat dhe kushtet dhe pastaj do të vendosë. Nuk prishim çdo gjë për të transferuar lojtarët. Është i përqendruar te ne, të gjithë lojtarët kanë oferta, do t’i vlerësojmë, pa prishur grupin.”

Shehi: “Fitoren e derbit ia dedikoj presidentit Demi që po kalon

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll