Aktualitet

VIDEO/ Bllokohen 5 turistë në Shpellën e Pëllumbasit, shpëtohen nga policia pas mesnate 

Policia në bashkëpunim me grupin alpin të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe me Federatën Shqiptare të Alpinizmit, pas gati 5 orësh kërkime, deri pas mesnatës, kanë bërë të mundur gjetjen dhe shpëtimin e 5 turistëve të huaj.

28 Prill 2024, 10:51 Nga I.A
VIDEO/ Bllokohen 5 turistë në Shpellën e Pëllumbasit,
Policia

TIRANË- 5 turistë janë shpëtuar gjatë mesnatës në Shpellën e Pëllumbasit në Tiranë. Mësohet se 5 turistët nga Mbretëria e Bashkuar kishin mbetur të bllokuar në shpellë për shkak të terrenit të vështirë malor dhe për shkak të errësirës. Policia në bashkëpunim me grupin alpin të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe me Federatën Shqiptare të Alpinizmit, pas gati 5 orësh kërkime, deri pas mesnatës, kanë bërë të mundur gjetjen dhe shpëtimin e 5 turistëve të huaj.

 

Njoftimi i Policisë:

Shpella e Pëllumbasit, Tiranë Pas disa orësh operacion kërkim-shpëtimi, Policia ndihmon 5 turistë nga Mbretëria e Bashkuar, që kishin mbetur të bllokuar në vendin e quajtur "Shpella e Pëllumbasit", për shkak të terrenit të vështirë malor dhe errësirës. Operacioni i kërkim-shpëtimit, gjatë mbrëmjes së djeshme deri pas mesnatës, u krye nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me grupin alpin të Forcës Kombëtare të Sigurisë, dhe me Federatën Shqiptare të Alpinizmit.

Mbrëmjen e djeshme, pas njoftimit se 5 turistë nga Mbretëria e Bashkuar, kishin mbetur të bllokuar në vendin e quajtur "Shpella e Pëllumbasit", për shkak të terrenit të veshtirë malor dhe mungesës së orientimit në errësirë, është organizuar menjëherë puna për gjetjen e tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me grupin alpin të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe me Federatën Shqiptare të Alpinizmit, pas gati 5 orësh kërkime, deri pas mesnatës, kanë bërë të mundur gjetjen dhe shpëtimin e 5 turistëve të huaj, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Policia e Tiranës është e angazhuar maksimalisht për garantimin e sigurisë së turistëve dhe vizitorëve, në vendin tonë. Gjithashtu, fton ata dhe qytetarët që për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

bllokohen turistet shpella e pellumbasit

Sondazh

Poll