Politike

Zgjedhjet/ Meta: Luli dhe “torollaku” morën nga 1 milionë deri 2 milionë euro për të vënë të parët në lista kandidatët

Ai ka deklaruar se kanë marrë nga 1 milionë deri 2 milionë euro për të vënë të parët në listat e deputetëve në zgjedhjet parlamentare.

27 Prill 2024, 11:47 Nga M.B
Zgjedhjet/ Meta: Luli dhe “torollaku” morën nga 1 milionë
Ilir Meta

TIRANA- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së vulës, Lulzim Basha. Ai ka deklaruar se kanë marrë nga 1 milionë deri 2 milionë euro për të vënë të parët në listat e deputetëve në zgjedhjet parlamentare.

"Organizimi sot fillon nga e para, në darkë do të mblidhemi me komisionin e organizimit dhe do të bëjmë bilancin e ditës së sotme, do e fillojmë nga vetja. Pse gënjehet Ilir Meta me foto, bëj një foto 5 veta aty. Bënë mbledhje ata të rinisë e u mblodhën 15 veta.

Nuk dinte Ilir Meta si Luli dhe tarallaku të merrte nga 1 mln euro, 2 mln euro për të vënë të parin në Fier, të dytin atje apo këtu. Unë vura të rinj që të bëhen modele për të rinjtë", tha Meta.

konventa e partise se lirise

Sondazh

Poll